I ftuar në emisionin Goca dhe Gra, Arbër Hajdari ka folur hapur për eksperiencën e tij si opinionist në Big Brother VIP Albania, duke zbuluar edhe detaje interesante nga prapaskenat e bashkëpunimeve ndër vite.
Gjatë bisedës, ai u përball me një pyetje direkte: kë do të zgjidhte mes opinionisteve me të cilat ka ndarë panelin në edicione të ndryshme.
Pa u menduar gjatë, Hajdari përmendi Monika Kryemadhi, duke e veçuar për një cilësi që, sipas tij, bën diferencën.
E zgjedh sepse nuk ka komplekse dhe thotë gjithmonë atë që mendon. Nuk kemi pasur debate që kanë zgjatur
-u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia profesionale mes tyre ka qenë e qetë dhe pa tensione.
Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë reagime, sidomos në një kohë kur Big Brother VIP Albania vazhdon të dominojë audiencat dhe çdo koment nga figura të njohura të formatit kthehet në temë diskutimi.
Ndërkohë, emocionet në spektakël po rriten, pasi në Prime-n e radhës pritet të zgjidhet finalistja e parë mes Selin dhe Brikenës, një përballje që ka ndezur rrjetin.