Shumë njerëz që janë në proces dobësimi mendojnë se duhet të heqin dorë plotësisht nga ëmbëlsirat. Por nutricionistët thonë se një qasje e tillë shpesh çon në tepricë më vonë. Zgjidhja? Porcione të vogla, receta më të lehta dhe përbërës të zgjuar.
Më poshtë, tre ide ëmbëlsirash shtëpie që mund të futen lehtësisht në një regjim dobësimi, pa e prishur balancën kalorike.
Kos grek me manaferra dhe mjaltë – rreth 150–170 kalori
Përbërësit (1 porcion):
-150 g kos grek i yndyrës së ulët
-Një dorë manaferra, boronica apo luleshtrydhe të freskëta
-1 lugë çaji mjaltë
-Pak fara chia ose kanelle sipër (opsionale)
Përfitimet:
Kjo ëmbëlsirë është e pasur me proteina, të cilat ndihmojnë në ngopje, dhe fibra nga frutat. Sheqeri vjen kryesisht nga frutat dhe pak mjaltë, duke e bërë një alternativë shumë më të shëndetshme se ëmbëlsirat industriale me sheqer të shtuar.
Çokollatë e zezë me arra – rreth 180 kalori
Përbërësit:
-2–3 katrorë çokollatë e zezë (të paktën 70% kakao)
-5–6 arra, bajame apo lajthi të pa kripura
Përfitimet:
Çokollata e zezë (me përqindje të lartë kakao) ka më pak sheqer dhe përmban antioksidantë. Kur kombinohet me arra, shton yndyrna të shëndetshme dhe pak proteina, duke e kthyer në një “dessert-snack” të vogël, por të kënaqshëm. Kushti kryesor: të mos e teproni me sasinë.
Mollë e pjekur me kanellë – rreth 120–140 kalori
Përbërësit:
-1 mollë mesatare
-Pak kanellë pluhur
-1 lugë çaji mjaltë (opsionale)
-Pak arra të grira sipër (opsionale)
Përgatitja:
Prisni mollën në feta ose përgjysmë, spërkateni me kanellë dhe, nëse dëshironi, pak mjaltë. Piqeni në furrë derisa të zbutet. Në fund, mund të shtoni pak arra të grira sipër.
Përfitimet:
Është një mënyrë “comfort food” për të ngrënë diçka të ngrohtë dhe të ëmbël, pa shumë kalori dhe pa sheqer të shtuar në sasi të mëdha. Fibra nga molla ndihmon në ngopje dhe tretje.
Nutricionistët theksojnë se çelësi është porcionimi: një ëmbëlsirë e vogël dhe e menduar mirë mund të përfshihet në mënyrë të sigurt në një plan për humbje peshe, pa e sabotuar rezultatin.