Elton Ilirjani ka shpërndarë më shumë detaje për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, Luke, si dhe për premtimin që ai i bëri nënës së tij pas largimit.
Gjatë intervistës në Top Story, Ilirjani tregoi momentin e lamtumirës, ku Parashqevi i kërkoi Luke të merrte përgjegjësinë për menaxhimin e karrierës së saj.
Djali e pranoi këtë propozim dhe i premtoi se do të takoheshin sërish dhe do ta ndihmonte të realizonte këtë plan.
Parashqevia bëri plane që djali i saj të menaxhonte karrierën e saj. Ishte një takim i mbushur me motivim dhe shpresë.
Ai gjithashtu theksoi se ndarja mes Parashqevisë dhe Luke ishte një moment shumë emocional, që ndihmoi të hapeshin plagë të thella nga e kaluara e dhimbshme.
Ilirjani vazhdoi duke përshkruar gjendjen emocionale të Parashqevisë, e cila është ende nën ndikimin e një ngarkese emocionale të madhe.
Nuk mund të them se ajo është e sëmurë, por nuk është mirë emocionalisht… Ajo po përballet me dhimbje dhe ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme. Ka një skuadër që e mbështet, përfshirë psikologë, dhe ne po mundohemi ta bindim që të marrë një kontroll të mëtejshëm.
Në lidhje me premtimin që Luke i bëri nënës së tij, Ilirjani tha se djali pranoi menaxhimin e karrierës së Parashqevisë, duke përfshirë organizimin e videove dhe krijimin e profileve të saj në rrjetet sociale, të cilat ajo ende nuk i ka.
Përkundër këtij angazhimi, Parashqevia, pas largimit të djalit, u ndje shumë e trishtuar dhe e rrëzuar emocionalisht, duke kërkuar ndihmë nga të tjerët, por pa mundur të gjejë mbështetje të plotë.