Çrregullimet e ankthit janë ndër më të përhapurat në shëndetin mendor, por mjekët paralajmërojnë se jo gjithmonë simptomat e tyre tregojnë për ankth.
Rrahjet e shpejta të zemrës, vështirësitë në frymëmarrje, lodhja apo marramendja, mund të lidhen edhe me një sërë sëmundjesh të tjera, gjë që shpesh çon në diagnoza të gabuara.
Sipas specialistëve, disa nga gjendjet shëndetësore që mund të ngatërrohen me ankthin janë:
-Sindroma Ortostatik Tachycardia Posturale (POTS): shkakton rritje të tepruar të rrahjeve të zemrës kur kaloni nga ulur në këmbë, duke dhënë simptoma të ngjashme me një krizë ankthi.
-Tachikardia Sinusale Inappropriate (IST): zemra rreh shumë shpejt pa shkak të qartë, shpesh e ngatërruar me sulme paniku.
-Endometrioza: përveç dhimbjeve kronike, mund të sjellë lodhje dhe ndryshime humori që duken si ankth.
-Sindroma e vezoreve polikistike (PCOS): shoqërohet me luhatje emocionale dhe lodhje të vazhdueshme.
-Sëmundjet inflamatore të zorrëve (IBD): dhimbjet e barkut dhe lodhja shpesh ngatërrohen me simptoma ankthi.
-Hipertiroidizmi: teprica e hormoneve të tiroides sjell nervozizëm dhe rrahje të shpejta të zemrës.
-Fibromialgjia: një gjendje kronike që shkakton dhimbje të përhapura dhe pagjumësi, shpesh e shoqëruar me ankth dhe depresion.
Mjekët theksojnë se diagnoza e saktë është thelbësore për trajtimin efektiv. Ata këshillojnë që çdo person që përjeton simptoma të përsëritura të kryejë kontrolle të detajuara mjekësore, për të shmangur ngatërrimin mes ankthit dhe sëmundjeve të tjera serioze.