Health & Beauty Lifestyle

Neurologu zbulon tre zakone të thjeshta që përmirësojnë kujtesën dhe shëndetin mendor?

Përmirësimi i kujtesës dhe forcimi i aftësive mendore mund të arrihet përmes disa zakoneve të thjeshta të përditshme. Neurologu Baibing Cheng ka ndarë tre këshilla praktike, të cilat, sipas tij, ndihmojnë jo vetëm në mbajtjen e informacionit, por edhe në forcimin e lidhjeve nervore të trurit.

Së pari, Cheng këshillon të praktikoni parimin “mëso atë që mëson”.

Ai shpjegon se ndarja e dijes së re me të tjerët, qoftë një mik, partner apo edhe në formë të thjeshtë për dikë tjetër, e bën kujtesën më të qëndrueshme.

Kur shpjegoni një informacion, truri e përpunon atë më thellë dhe krijon kujtime më të forta

-theksoi ai. Ky fenomen njihet si “efekti i prototipit”.

Këshilla e dytë lidhet me përdorimin e shumë shqisave gjatë procesit të të mësuarit.

Në vend që të lexoni pasivisht, Cheng sugjeron që informacioni të shoqërohet me veprime të tjera – si ta thoni me zë të lartë, ta shkruani apo ta lidhni me imazhe dhe elementë vizualë.

Ai përmendi edhe “pallatin e kujtesës”, një teknikë klasike ku faktet lidhen me ambiente të njohura, si dhomat e shtëpisë, për ta rikthyer më lehtë informacionin kur të nevojitet.

Sugjerimi i tretë lidhet me kohën e përsëritjes së informacionit. Në vend të memorizimit të shpejtë dhe intensiv, Cheng rekomandon “përsëritjen e shpërndarë në kohë”.

Sipas tij, rikthimi i materialit në intervale të gjata – fillimisht pas disa ditësh, më pas pas një jave e më pas pas një muaji – është mënyra më efektive për të forcuar kujtesën afatgjatë.

Këto tre zakone të thjeshta, sipas neurologut, mund të bëjnë diferencën në rritjen e kapacitetit mendor dhe ruajtjen e kujtesës në jetën e përditshme.