Aktorit të njohur turk, Çağatay Ulusoy, i është shtuar një tjetër titull në karrierë, këtë herë i dhënë drejtpërdrejt nga publiku. Sipas mediave turke, mes tyre Sonsöz Gazetesi, një sondazh i zhvilluar në Nëntor 2025 në një platformë ndërkombëtare e ka kurorëzuar atë si “Mashkulli më i Pashëm i Turqisë”.
Në votim kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të showbiz-it turk, por Ulusoy ka arritur të sigurojë numrin më të madh të votave, duke treguar se popullariteti i tij ka kaluar prej kohësh kufijtë e Turqisë.
Ky vlerësim nga publiku vjen vite pasi ai u shpall “Modeli më i Mirë i Turqisë” në vitin 2010, çmim profesional që i hapi derën drejt aktrimit dhe e vendosi në qendër të vëmendjes.
Sondazhi i Nëntorit 2025 konsiderohet si një reflektim i ndikimit të tij aktual, sidomos pas projekteve të suksesshme në platformat dixhitale, si seriali “Kübra” dhe roli i tij i shumëpërfolur në “Gaddar”.
Publiku duket ta shohë Çağatay Ulusoy jo vetëm si një aktor të talentuar, por edhe si një ikonë të stilit, prezencës dhe karizmës në industrinë turke të argëtimit.
Ndërkohë, vëmendja është e kthyer edhe te projekti i tij më i ri, “Eşref Rüya”, ku ai do të luajë përkrah aktores së njohur Demet Özdemir.
Angazhimet e vazhdueshme në seriale dhe projekte të mëdha duket se kanë forcuar edhe më shumë lidhjen e tij me publikun, duke konfirmuar se Çağatay Ulusoy mbetet një nga figurat më të pëlqyera dhe më të rëndësishme të kinematografisë dhe televizionit turk.