Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, ka treguar edhe një herë anën e tij të përkushtuar si partner, duke qenë pranë të dashurës së tij, Aslıhan Malbora, në një moment të rëndësishëm të karrierës së saj.
Ai u fotografua në prapaskenë gjatë premierës së shfaqjes teatrale “Eşyanın Tabiatı”, ku Aslıhan interpreton përkrah aktorit Mert Turak.
Sipas mediave turke, Ulusoy ndodhej aty për ta mbështetur dhe inkurajuar partneren para se ajo të dilte në skenë.
Prania e tij tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u përshëndet nga fansat si një gjest i ndjeshëm dashurie dhe përkrahjeje.
Pas shfaqjes, Aslıhan dha një intervistë ku foli me emocion për marrëdhënien e tyre dhe ndikimin pozitiv që Çağatay ka në karrierën e saj.
Ai është gjithmonë aty për të më mbështetur. Diskutojmë shpesh për role dhe kjo më ndihmon shumë
-tha aktorja.
E pyetur për ditëlindjen e Ulusoyt, që u festua pak javë më parë, ajo shtoi se e kaluan në mënyrë të qetë, pa festë të madhe, por me pushim dhe momente të bukura së bashku.
Çifti, një nga më të komentuarit në Turqi, vijon të ruajë privatësinë e marrëdhënies, duke preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.
Ndërkohë, Aslıhan po korr sukses në teatër, duke marrë vlerësime pozitive për interpretimin e saj në “Eşyanın Tabiatı”.