Gossip Showbiz

Cili ishte reagimi i Kim Kardashian pas publikimit të dokumentarit për Kanye West?

Kim Kardashian ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotosh të reja, vetëm pak ditë pas daljes së dokumentarit mbi jetën e ish-bashkëshortit të saj, Kanye West.

44-vjeçarja publikoi në Instagram disa selfie ku shfaqej me një veshje transparente me motive lëkure gjarpri nga koleksioni i markës së saj “Skims”, pa i shoqëruar me ndonjë mbishkrim.

Postimi i saj u interpretua nga fansat si një reagim i heshtur ndaj dokumentarit të reperit.

Produksioni me titull “Në emër të kujt?” mbulon periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2024, duke shfaqur ngritjet dhe rëniet e karrierës së Kanye West, betejat e tij me shëndetin mendor, si dhe tensionet me Kim dhe nënën e saj, Kris Jenner.

Kritika e ka cilësuar dokumentarin si një portretim “frustrues por jashtëzakonisht bindës” të artistit.

Paralelisht, Kim pozoi edhe për kopertinën e “Vogue France”, ku u shfaq e veshur me bizhuteri luksoze Cartier, duke konfirmuar statusin e saj si një nga figurat më të komentuara të modës dhe showbiz-it.


Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 dhe qëndruan së bashku për gjashtë vjet, duke sjellë në jetë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Dokumentari hedh dritë mbi marrëdhënien e ndërlikuar të çiftit dhe jetën kontraverse të reperit, me regjisori Nico Ballesteros që theksoi se synimi nuk ishte glorifikimi i West, por pasqyrimi i realitetit të tij.