Cillian Murphy nuk do të riprodhojë rolin e tij ikonik si Jim në vazhdimin e filmit të njohur post-apokaliptik ‘28 Days Later’’. Pas publikimit të trailerit të vitit të kaluar, fansat u tronditën duke menduar se aktori 48-vjeçar po kthehej në një zombie, pasi një skenë në trailer sugjeronte rikthimin e tij si personazhi i njohur.
Andrew Macdonald, producenti i filmit, konfirmoi se Cillian do të përfshihet si producent ekzekutiv në projekt, por nuk do të shfaqet si pjesë e kastit kryesor.
Ai shprehu shpresën se aktori mund të luajë një rol të vogël si Jim në të ardhmen.
Edhe pse Cillian Murphy ka shprehur dëshirën për të kontribuar në vazhdimin e filmit dhe ka folur për bashkëpunimin me regjisorin Danny Boyle dhe skenaristin Alex Garland, ai nuk do të rikthehet në rolin që e bëri të njohur në filmin origjinal të vitit 2002.
Ndërkohë, Murphy dhe gruaja e tij, artistja Yvonne McGuinnness, kanë blerë një kinema që ai e vizitonte si fëmijë me qëllimin për ta rinovuar. Murphy dhe McGuinness do të rinovojnë Kinemanë Phoenix në Dingle, në Irlandën jugperëndimore, vitin e ardhshëm.
Aktori i njohur i filmit “Oppenheimer“, ka zbuluar së fundmi arsyen pse regjisorin Christopher Nolan preferon të printojë skenarët e tij në letër të kuqe. Regjisorët shpesh kanë zakone unike dhe Nolan nuk bën përjashtim, me disa rregulla të veçanta për aktorët dhe stafin.
Për shembull, ai ndalon përdorimin e telefonave gjatë xhirimeve. Në një intervistë për “Esquire” në vitin 2017, Nolan e justifikoi këtë duke thënë se telefonat janë shpërqendrim i madh dhe se puna përmirësohet ndjeshëm pa ta.