Duka dhe Dukesha i Kembrixhit qeshën në mënyrë dukshëm të sforcuar me shakanë e aktores së njohur Margot Robbie mbi largimin e Harryt dhe Meghanit nga familja mbretërore.
“Ai thotë se do t`ia vërë Harry emrin këtij çmimi, sepse është shumë i entuziazmuar nga fakti që do ta çojë në Amerikë. E thotë ai, jo unë. “ tha Margot Robbit.
Kamera menjëherë u fokusua tek William dhe Kate, dhe buzëqeshja e tyre që në media u interpretua si nervoze..
Ceremonia këtë radhë u kthye padyshim në mbrëmjen e 1917; filmi me regji të Sam Mendes rrëmbeu 7 çmime, përfshirë atë të filmit më të mirë. Megjithatë, tema më e nxehtë e eventit ishte padyshim diversiteti. Moderatori Graham Norton bëri shaka duke thënë se “ ky ishte viti kur të bardhët më në fund triumfuan ..11 nominime për Jokerin, u shpreh ai, historia e një burri të bardhë që e e zbardh veten edhe më shumë, teksa I referohej filmit për të cilin Joaquin Phoenix fitoi edhe këtu statuetën e aktorit më të mirë. Baftat janë kritikuar për mungesën e diversitetit pasi të 20 të nominuar ishin të bardhë e asnjë regjisore femër nuk ka marrë nominim atje që në 2013-tën. Çmimet britanike të kinematografisë Bafta konsiderohen thuajse si homologe të atyre Oskar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.