Food & Drink Health & Beauty

Çokollata e zezë, vera e kuqe dhe djathi mund të ndihmojnë në jetëgjatësi?

Një studim dhjetëvjeçar i publikuar nga “The Times of India” ka zbuluar se kënaqësitë e vogla si çokollata e zezë, vera e kuqe dhe djathi i fermentuar, kur konsumohen në mënyrë të moderuar, mund të kenë përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetëgjatësinë.

Studiuesit analizuan të dhënat e 1,787 personave gjatë një periudhe prej dhjetë vitesh dhe zbuluan se këto ushqime përmbajnë antioksidantë dhe përbërës kundër inflamacionit, të cilët:

– Përmirësojnë shëndetin e zemrës

– Forcojnë funksionet mendore

– Mbështesin florën e zorrëve

– Ngadalësojnë plakjen qelizore

Vera e kuqe është e pasur me resveratrol, një antioksidant që mbron zemrën dhe trurin.

Djathi i fermentuar ofron probiotikë dhe kalcium, të dobishëm për kujtesën dhe shëndetin e kockave.

Ndërkohë, çokollata e zezë përmban flavonoide që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe mirëqenien mendore.

Sipas ekspertëve, konsumatorët që përfshinin këto produkte në dietën e tyre në mënyrë të ekuilibruar, shfaqnin shenja më të ulëta inflamacioni dhe një shëndet më të mirë të zorrëve – faktorë kyç për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Megjithatë, studiuesit theksojnë rëndësinë e moderimit. Edhe ushqimet më të mira mund të kenë efekt të kundërt kur konsumohen në tepricë.

Mesazhi është i qartë: Shijoni jetën – me një copë çokollatë dhe një gotë verë herë pas here – por gjithmonë me masë dhe kujdes për shëndetin tuaj.