Aktualitet

Covid-19/ BE zgjat deri më 15 qershor ndalim-qarkullimin

Për shkak të situatës së paqëndrueshme nga koronavirusi, pritet që Bashkimi Europian të zgjasë deri më 15 Qershor ndalim-qarkullimin. Ndërsa kufijtë e Unionit qëndrojnë të mbyllur prej dy muajsh, Brukseli zyrtar nuk dëshiron të bëjë ndryshime për momentin ndaj iu kërkon shteteve anëtare të BE-së, t’i lenë në fuqi kufizimet deri në mes të muajit të ardhshëm. Për herë të parë, ndalim-qarkullimi u vendos në mes të marsit dhe u zgjat një herë, deri në mes të majit.