Kombet e Bashkuara shqetësohen për valën e racizmit e të urrejtjes që po shoqëron pandeminë koronavirus. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kërkon t’i jepet fund teorive konspirative që shënjestrojnë hebrenjtë e myslimanët për shpërndarje të COVID-19/ës. Gjithashtu, bën thirrje të mos stigmatizohen punonjësit e shëndetësisë, gazetarët apo aktivistët e të drejtave të njeriut, për shkak se bëjnë punën e tyre.