Cristiano Ronaldo zhvilloi në Torino stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re, Juventusin. Ylli portugez së bashku me Dybalan, Higuain, Cuadradon, Douglas Costa dhe Bentacour zbritën në fushën e blertë të kompleksit stërvitor të Contiasës. Kjo ishte stërvitja e parë e CR7 me bardhezinjtë, pas transferimit nga Reali i Madridit.