Auto & Moto

Çudirat nuk kanë fund, ju prezantojmë me makinën më të ulët në botë!

Kanali në Youtube i quajtur “Carmegheddon”, i cili prodhon përmbajtje të ndryshme rreth makinave, ka bërë një punë interesante. Ekipi përveshi mëngët për të ndërtuar makinën më të ulët në botë.

Për këtë, skuadra italiane preu në gjysmë një makinë me madhësi normale. Një rrotë iu shtua makinës së prerë dhe motori i makinës u ridizajnua për t’iu përshtatur dimensioneve të makinës. Nuk është e mundur të futesh direkt në makinë, pasi shoferi duhet të shtrihet dhe të drejtojë makinën.