Ivica Daçiç vlerëson se zgjidhja për “Nyjën e Kosovës” mund të vijë në një konferencë ndërkombëtare, që do të quhej “Deiton 2”. Në një intervistë për mediat serbe, Kryediplomati i Serbisë thekson se duhen përafruar qëndrimet mes Beogradit e Prishtinës, ndonëse pranon se kjo duket e largët. Daçiç është pro korrigjimit të kufijve.