Live From Tirana

“Dashuri me shikim të parë, jemi njohur 16 vjeç…”/Egi Gjyzeli rrëfen historinë e dashurisë me bashkëshortin!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë format, por ka bërë edhe një rrëfim të sinqertë mbi familjen dhe jetën personale…

Si jeni njohur me bashkëshortin?

Jemi njohur kur unë kam qenë 16 vjeçe, se ne kemi 6 vite diferencë bashkë. Ka qenë nga ato dashuritë me shikim të parë. Unë kam qenë në Liceun Artistik, ai tek Akademia e Arteve, e bënte shpesh atë rrugën tek Liceu Artistik, që është rruga më e bukur në botë. U pamë, ai ishte i pashëm, bëri atë hapin e tij të parë. Më solli lule, një trëndafil. Kur jemi takuar për së dyti, se kaloi pak kohë nga shprehja e pëlqimit dhe sinjalet, ka ardhur me trëndafil të bardhë. Për një kohë jemi ndarë, se unë vazhdova studimet, ishim në faza të ndryshme të jetës, dhe na u desh që për një periudhë të ndaheshim, aq sa zgjatën studimet e mia në Itali. Por kur u riktheva, e gjetëm aty ku e kishim lënë. Kemi 16 vite të martuar, por njohje kemi mbi 20 vite. Martesa është punë. Se kur e njeh personin, ke këtë tërheqjen, bie në dashuri, është ai mjalti, por pastaj jeni si skuadër. Gjërat që nuk të pëlqejnë duhen diskutuar, duhen ndryshuar, është një punë. Ne kemi dhe fatin që punojmë bashkë, jemi të dy graphic designer në studion tonë, që e kemi hapur bashkë para 16 vitesh. Jemi edhe në shtëpi, edhe në punë bashkë. Komunikimi është çelësi.