Live From Tirana

“Preka fundin…”/Egi Gjyzeli tregon momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë format, por ka bërë edhe një rrëfim të sinqertë mbi familjen dhe jetën personale…

Cili ka qenë një nga momentet më të vështira për ty në jetë?

Kur djali pati një problem shëndetësor, aty ishte goditja ime e parë. Aty mësova që nuk të rrit mosha, por të rrisin problemet në këtë jetë. Kjo pickoi frikërat e mia për të qëndruar vetëm, edhe pse isha me njerëz, kisha frikë të rrija vetëm me djalin. Më ngacmoi disa mekanizma brenda vetes, por gjëja e vetme që i thoja vetes në atë periudhë që ka zgjatur 5 apo 6 vite, ishte që tani e preka fundin, por më mbetet vetëm për t’u ngritur lart. Ishte një shtysë që i jepja vetes. Ka qenë një periudhë e vështirë. Për një mjekim të gabuar, ai ka qenë 18 muajsh, dhe mjekimi i gabuar e çoi në një situatë shumë të rëndë. Më është dashur ta çoj jashtë, për t’i bërë vetëm serume për ta pastruar nga këto kimikate që kishte marrë. U mjekua për epilepsi, ndërkohë që nuk vuante nga kjo gjë. Ishte një analizë e keqinterpretuar që solli pasoja të tilla. Nuk dua ta mendoj se çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të kisha reaguar në kohë. Në momentin që ndodhi, djali në krye të 2-3 muajve e mori veten, por ajo çfarë la pas më zgjati gati 5 vite, ishte si një tërmet që la rrënojat e veta dhe duhej ndërtuar prapë. Shpëtimi im ka qenë vetëm fitnessi.