Dashuria dhe pasioni ka pushtuar atmosferën e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, vetëm pak ditë para finales së madhe.
Gjesti dhe Egli, dy nga finalistët më të komentuar të këtij sezoni, janë kapur nga kamerat duke shkëmbyer puthje të zjarrta dhe plot pasion në dhomën e gjumit.
Kjo ndodhi kur Egli ndodhej në dhomën e gjumit dhe në atë moment aty hyri Gjesti. Mes dyshes nisi menjëherë një shkëmbim i ngrohtë puthjesh, që u shoqëruan me të qeshura, përqafime dhe disa herë edhe me kafshime të lehta plot flirt.
Në prapaskenë u dëgjuan edhe disa tinguj që shtuan intensitetin e momentit, duke bërë që ndjekësit e formatit të shpërthejnë në reagime të shumta në rrjetet sociale.
Spekulimet për marrëdhënien mes dyshes janë shtuar ndjeshëm, ndërsa shumë fansa kanë mbetur të befasuar nga ky zhvillim i ri në prag të finales.
Finalja e Big Brother VIP Albania 4 pritet të mbahet të shtunën, ku njëri nga katër finalistët – Gjesti, Egli, Rozana apo Laerti – do të shpallet fitues i këtij sezoni që ka mbajtur miliona shqiptarë të mbërthyer pas ekranit.