Lifestyle Love & Sex

Dashuria mund të zgjatë përgjithmonë? Studimi provon se truri reagon njësoj si në fillim, edhe pas dekadash?

Të thuash “dashuria zgjat përgjithmonë” mund të tingëllojë si klishe romantike, por shkenca thotë se mund të jetë e vërtetë.

Një studim i Universitetit të Stony Brook në Nju Jork analizoi trurin e çifteve që ishin bashkë për më shumë se 20 vjet.

Rezultati? Tek disa prej tyre, zonat e trurit që lidhen me pasionin dhe dashurinë romantike aktivizoheshin njësoj si në çiftet e sapodalë.

Profesorja Bianca Acevedo, që drejtoi kërkimin, shpjegon:

Sekreti është tek admirimi dhe mirënjohja e përditshme. Kur vazhdon ta shohësh partnerin si dikë që e zgjedh çdo ditë, truri nuk e humbet ndjesinë e dashurisë.

Kjo do të thotë se dashuria afatgjatë nuk është fat, por zgjedhje.

Çiftet që ndajnë momente mirënjohjeje, që falenderojnë njëri-tjetrin për gjërat e vogla dhe që ruajnë butësinë, e mbajnë trurin “të dashuruar” edhe pas dekadash.

Në fund të ditës, dashuria nuk është një ndjenjë që vjen vetë – është një përkushtim i përditshëm për ta mbajtur gjallë.