Pothuajse të gjithë e kemi dëgjuar frazën “Ish-i është ish, mbylle atë derë”. Megjithatë, realiteti emocional nuk është aq i thjeshtë sa një slogan motivues në Instagram. Shumë njerëz, edhe pasi kanë kaluar ndarje të vështira, konfliktesh ose zhgënjime të qarta, ndihen të tërhequr të kthehen tek e njëjta person. Në pamje të parë, kjo duket iracionale. Por psikologët thonë se është krejtësisht njerëzore, madje biologjike.
Kur jemi në një marrëdhënie, trupi ynë prodhon hormonë që krijojnë ndjenjën e afërsisë dhe varësisë emocionale. Oksitocina, e quajtur ndryshe “hormoni i përqafimit”, lidhet me krijimin e besimit dhe intimitetit. Sa më shumë kohë kemi kaluar me partnerin dhe sa më shumë momente emocionale kemi ndarë me të, aq më e fortë bëhet kjo lidhje e padukshme. Kjo lidhje nuk ndërpritet automatikisht në momentin që marrëdhënia përfundon. Prandaj, edhe kur arsyeja na thotë se është më mirë të ecim përpara, trupi dhe kujtesa jonë emocionale kërkojnë atë siguri të njohur.
Një tjetër faktor kyç është nostalgjia selektive: truri ynë priret të harrojë momentet e këqija dhe të mbajë të gjalla kujtimet më të bukura. Ky mekanizëm është një mënyrë mbijetese psikologjike, por në marrëdhëniet e përfunduara, mund të çojë në rikthime të përsëritura. Në këtë fazë, njeriu shpesh nuk kthehet tek ish-i si një person real, por tek ideja e tij, tek versioni i idealizuar që ekziston në kujtime.
Nga ana tjetër, lënë pas një lidhjeje nënkupton hyrjen në një zonë të panjohur, e cila shpesh shkakton ankth. Edhe kur një lidhje nuk ka funksionuar, është një territor i njohur, dhe i njohuri shpesh duket më i sigurt se e panjohura. Kjo është arsyeja përse rikthimet ndodhin shpesh në momente dobësie emocionale, vetmie, ose periudha tranzicioni personal. Por psikologët theksojnë një të vërtetë të rëndësishme: nëse arsyeja e ndarjes nuk ka ndryshuar, rikthimi sjell të njëjtin rezultat. Ndryshimi i vërtetë kërkon reflektim të thellë, komunikim të shëndetshëm dhe gatishmëri për të punuar me veten. Kthimi te ish-i nuk është gjithmonë gabim, por nuk duhet të jetë kurrë arratisje nga vetmia. Dashuria e pjekur fillon në momentin që mësojmë të mos kemi frikë të qëndrojmë vetëm.