Presidenti i Napolit, De Laurentiis është pronar edhe i një tjetër skuadre në Itali. Kryetari i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro deklaroi se tashmë klubi i këtij qyteti është shitur te bosi napolitan. Klubi i Barit, me Migjen Bashën kapiten, nuk ia doli të ngjitet në Serinë A, pasi “ngeci” në fazën Play Off të Serisë B, në sezonin që sapo lamë pas.