Një moment tensioni ka shpërthyer sot në shtëpinë e “Big Brother” gjatë mësimit të koreografisë për këngën që do të këndohet nga G-Bani.
Danja, Rozana dhe Livia, po diskutonin për hapat e kërcimit, të cilat nuk ishin në ritmin e duhur dhe po shqyrtonin mundësinë e ndryshimeve.
Papritur, G-Bani është shfaqur dhe ka komentuar nga larg, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Livia, e cila i kërkoi të largohej dhe t’i linte të qeta.
Në një përpjekje për të sqaruar situatën, G-Bani është afruar dhe e ka nisur bisedën me tone të ashpra, duke i thënë Livias:
O budallaqe, o debile…
– një shprehje që ka agravuar menjëherë tensionet.
Reagimi i Rozanës ka qenë i menjëhershëm, duke iu afruar dhe i kërkuar të ndalonte ofendimet, duke theksuar se ai kishte mbetur duke ofenduar vajzat e shtëpisë.
Më pas ai i është drejtuar Rozanës duke i përsëritur të njëjtat fjalë asaj.
Rozana e ka përfunduar bisedën duke pyetur G-Banin nëse nëna e tij ndihej krenare për sjelljen e tij dhe se ai duhet të ishte personi që të mbronte femrat.