BEST OF LIVE FROM TIRANA
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit. Ajo ka folur më shumë mbi tendencën e studentëve për të përdorur ChatGPT, por duke ngritur dhe një debat mbi çështjen e suksesit dhe parave…
Helena: Njerëzit kanë mundësi të kenë sukses dhe para për të jetuar paqësisht, pa asnjë lloj sikleti dhe pa dëmtuar marrëdhënien me Zotin. Ata të cilët bëhen boss-a të shpejtë dhe të menjëhershëm, dëmtojnë dhe marrëdhënien vertikale më të rëndësishme, që është marrëdhënia me Zotin. Unë besoj shumë tek kjo.
Ronaldo: Unë jam materialist. Në kohërat që ne jetojmë, pa lek je asgjë.
Helena: Unë jam tradicionale klasike. Duhen para, por nuk mund ta blesh shpirtin me asgjë.
Ronaldo: Thënie librash janë këto.
Helena: Jo, janë thënie të jetuara, sepse unë jetoj përditshmërisht me poezinë dhe dashurinë. Sepse unë të kam ty përzemër dhe vij tek ti, nëse ti do më thoja që do më jepje kaq lek, unë nuk do vija.
Ronaldo: E zëmë se ty të ftojnë dy gazetarë të ndryshëm, por njësoj profesionalisht. Njëri është shumë i pasur dhe të thotë që ke 2 mijë euro pagesë, a nuk do zgjidhje ti të shkoje tek ai?
Helena: Jo nuk do zgjidhja. Do shkoja aty ku do ndihesha më mirë. Nuk mundesh ti të blesh, se po del në materializëm të frikshëm, që çdo gjë mund të blihet. Unë nuk do kisha ardhur nëse do kisha këtë energjinë e mirë, se nuk mund të më blesh. Jam mjaftueshëm boss me mendjen time, për të jetuar pa mundësinë tënde për të më blerë.