Pas ndarjes nga Jennifer Lopez dhe një periudhe të shkurtër reflektimi, Ben Affleck duket se është duke u përpjekur të kthehet në normalitetin e jetës së tij.
Ai u pa i lumtur dhe në harmoni me ish-bashkëshorten Jennifer Garner gjatë një eventi bamirësie për Ditën e Falenderimeve, një shenjë e qartë e një marrëdhënieje të shëndetshme dhe të qetë mes tyre, por nuk mund të mohojmë dhe një rikthim të mundshëm.
Sipas raportimeve të bëra, aktori duket se po planifikon disa ndryshime të rëndësishme në jetën e tij personale dhe profesionale.
Një nga ndryshimet që është përmendur është heqja e tatuazhit të madh të Phoenix-it që Ben Affleck ka në shpinë.
Ky tatuazh ka qenë një burim diskutimesh dhe tensionesh, sidomos gjatë lidhjes së tij me Jennifer Lopez, e cila kishte kërkuar që ai ta hiqte atë.
Megjithatë, Affleck kishte refuzuar herën e parë të bëjë një hap të tillë. Tani, duket se pas shumë vitesh, aktori mund të jetë i gatshëm të ndryshojë mendim.
Aludohet se ai ka filluar konsultimet me specialistë për të hequr tatuazhin me lazer, një proces që pritet të jetë i gjatë dhe i mundimshëm për shkak të madhësisë së tatuazhit dhe kompleksitetit të procedurës.
Ky ndryshim mund të shënojë një fazë të re në jetën e Affleck, i cili duket se po mundohet të krijojë hapësirë për një kapitull të ri, larg tensioneve të të shkuarës dhe duke ndihmuar veten të ecë përpara.