Aktualitet

Dëbora e parë e vjeshtës, verilindja merr pamje dimërore!

Me temperaturat që kanë pësuar një rënie të ndjeshme dhe motin e paqëndrueshëm, sot është një ditë dimri e mirëfilltë për zonat verilindore të vendit, që janë zbardhur nga bora. Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë kryesisht në formë dëbore.

Në Kukës, njësitë e thella administrative si Shishtaveci, Zapodi, Topojani, Grykë-Çajë, Arrëni e Kalisi janë kanë marrë pamje të vërtetë dimërore.

Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullimin rrugor apo në furnizimin me energji elektrike. Por, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.

Rruga e Kombit dhe aksi Kukës-Morinë janë të hapur dhe shoferët këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështisë e pranisë së borës. 8 mjete borëpastruese qëndrojnë në gatishmëri duke nisur nga Morina e deri në tunelin e Kalimashit.