Aktualitet Lajmet e fundit

Defekt në rrjetin elektrik, digjet lokali në Korçë!

Digjet një lokal në Korçë, përballë shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra”. Mjedisi u përfshi nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në qytetin juglindor.

Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit u bë një defekt në rrjetin elektrik. Për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve u angazhuan tre mjete zjarrfikëse. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme, në pajisjet në funksion të lokalit.

Policia e Korçës po kryen veprimet hetimore lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave.