Një banesë dykatëshe u përfshi nga flakët paraditen e sotme në Çeligrad të Fierit, duke alarmuar familjarët, si edhe fqinjët e tyre të shqetësuar nga përhapja e flakëve. Në vendngjarje shkuan me urgjencë shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur lokalizimin dhe neutralizimin e tyre në kohë të shpejtë.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.