Showbiz

Del në ankand për 10.000 paund albumi i parë i Ed Sheeran i realizuar kur ishte 13-vjeç

Ed Sheeran është një ndër artistët më të suksesshëm që shet miliona kopje të albumeve të tij në të gjithë botën e kjo sigurisht e ka bërë edhe një ndër personazhet me të pasur të industrisë së muzikës.

Tani fansi më me fat i tij do të mund të ketë vetëm për vete albumin e parë të këngëtarit të krijuar kur ai ishte vetëm 13-vjeç. Albumi quhet “Spinning Man” dhe ka gjithsej vetëm 20 kopje, 19 prej të cilave Sheeran ja ka dhuruar miqve dhe familjarëve.

Kopja e vetme e këtij albumi do të dalë në ankand muajin e ardhshëm me një shifër që fillon prej 10.000 paund ku blerësi me fat do të ketë vetëm për vete këtë album të veçantë.