Politikë

Rama uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram: Ditë e bekuar!

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajrami përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale.

Në mesazhin shoqërues të videos, kreu i qeverisë shkruan:

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme ????Gëzuar Kurban Bajramin!”

Urimi i Ramës vjen në një ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë, të cilët kremtojnë Kurban Bajrami me lutje, solidaritet dhe bashkim familjar.