Gossip Showbiz

Demi Lovato kurorëzon dashurinë me Jordan “Jutes” Lutes duke zbuluar disa detaje rreth fustanit të ëndrrave nga Vivienne Westwood!

Demi Lovato dhe muzikanti Jordan “Jutes” Lutes janë tashmë të martuar! Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni intime të mbajtur të dielën mbrëma në Kaliforni, ku këngëtarja 32-vjeçare u shfaq mahnitëse me një fustan të personalizuar nusërie nga Vivienne Westwood.

Në një intervistë ekskluzive për “Vogue”, Lovato ndau emocionet dhe detajet e fustanit të saj luksoz.

E dua gjithçka në lidhje me këtë fustan

-u shpreh ajo.


Fustani perlë i bardhë, i gjatë deri në fund të këmbëve, kishte një dekolte elegante “off-the-shoulder”, me një bust korseje që theksonte linjat e trupit të saj.

Ajo e kombinoi veshjen me një vello madhështore në stilin katedrale, prej tulle fildishi.

Jam prej kohësh fanse e dizenjove të Vivienne Westwood. Gjithmonë rikthehesha tek ato forma të siluetës që vënë në pah linjat e trupit dhe përdorimi i korseve është thjesht magjepsës.

Procesi i krijimit të fustanit nisi me një foto inspiruese që këngëtarja kishte gjetur, e më pas, pas pesë provave të ndryshme, ekipi i Westwood krijoi fustanin perfekt për ditën e saj të madhe.

Për pritjen e dasmës, fituesja e çmimit Grammy zgjodhi një tjetër veshje nga Vivienne Westwood – një fustan bust i mëndafshtë në ngjyrë fildishi me detaje me perla, i quajtur “Audrey”.

Për mua ishte shumë i veçantë – çdo fije perle është vendosur me dorë, një nga një. Është një veshje unike që më bën të ndihem e jashtëzakonshme

Para ceremonisë, çifti organizoi një darkë prove të shtunën, ku sipas “Vogue”, Lutes kishte veshur një kostum nga Saint Laurent dhe aksesorë nga David Yurman dhe Spinelli Kilcollin. Lovato u shfaq me një fustan të bardhë me dekolte në formë zemre gjatë provës së dasmës.

Kujtojmë se Demi dhe Jutes u takuan për herë të parë në janar 2022 gjatë punës për albumin e Lovatos “Holy Fvck”.

Ata u lidhën profesionalisht për këngën “Substance”, ndërsa më vonë lidhja e tyre u bë edhe romantike. Çifti u fejua në dhjetor të vitit 2023.

Tashmë, Demi Lovato ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj personale – me dashurinë e jetës dhe një fustan që përfaqëson më së miri shpirtin dhe stilin e saj.