Demi Lovato mori vëmendjen e të gjithëve gjatë provës së dasmës me partnerin e saj, muzikantin Jordan “Jutes” Lutes, teksa u shfaq me një fustan të bardhë mahnitës që “ulërinte” “This Is Me”.
Këngëtarja dhe kantautorja 31-vjeçare u fotografua duke ecur dorë për dore me të fejuarin e saj në një skenë që të ngjante më shumë me tapet të kuq sesa me një ceremoni provash.
Me buzëqeshje të mëdha dhe shumë emocione, çifti u drejtua nga organizatorja e dasmës për të përgatitur çdo detaj të ditës së madhe.
Pasi përfunduan provën dhe ecën përgjatë altarit, Demi dhe Jutes u ndalën për të pozuar me miqtë dhe të afërmit, ndërsa kamerat nuk ndaluan së fotografuari çiftin që rrezatonte dashuri.
Dasma pritet të mbahet pikërisht sot (25 maj), pasi çifti ka qëndruar së bashku për afro tre vjet dhe janë të fejuar që nga dhjetori i vitit 2023.
Burime pranë tyre konfirmuan se Demi dhe Jutes kanë punuar gjatë për të ndërtuar dasmën e tyre ëndrrave – dhe sipas këtyre pamjeve, duket se e kanë realizuar me sukses.
Për ata që nuk e dinë, dyshja u njoh në vitin 2022 gjatë një bashkëpunimi muzikor, dhe që nga ajo kohë, lidhja e tyre u kthye në një romancë të zjarrtë.