Politikë

Deputetja Zhupa: Sheshi është i të gjithëve! Dënoj dhunën ndaj Adriatik Lapajt!

Deputetja Ina Zhupa ka dënuar spostimin nga policia të Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të tij nga trotuari para Kryeministrisë, ku qëndronin prej 1 jave, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në protestën e Partisë Demokratike, Zhupa tha se sheshi është i të gjithëve, e veçanërisht i atyre që protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama.

“Unë përshëndes edhe protestën e aktivistëve të “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën policore ndaj tyre, sepse sheshi është i të gjithëve,  për të gjithë protestuesit kundra Edi Ramës, për çdo opozitar, qytetar, sepse është një e keqe e madhe”,- tha Zhupa.

Deputetja demokrate kritikoi edhe punën e Kuvendit, duke thënë se që nga shtatori, parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nuk ka miratuar asnjë ligj që i shërben interesit të shqiptarëve.

LEXO EDHE: Berisha: Shikoni se çfarë bëjnë me protestën paqësore të Lapajt!/ Kreu i “Shqipëria Bëhet”: Berisha dhe Rama janë bashkë!

“Jemi që në shtator që jemi mbledhur në Kuvend. Po propozon PD mocion me debat për skandalin e Onkologjikut, rrezohen ata. Kam propozuar amendim për sigurinë në shkolla. Po na vrasin fëmijët në shkolla. Nuk e miratojnë. Nuk miratojnë asgjë që çon para te mësuesit, te fermerët”,- tha Zhupa.