Film & Tv

Deri në rikthimin e tyre të fuqishëm me sezonin e ri, mos i humbisni episodet e fundit të këtyre programeve në TAR…

Pas një sezoni të gjatë dhe të suksesshëm, disa nga emisionet më të ndjekur të Top Albania Radio, vijnë me episodet e tyre të fundit. Me të ftuar interesantë, tema aktuale, pyetje ngacmuese dhe pikante apo doza humori, vera mund t’ju duket më e gjatë pa praninë e këtyre programeve. Por mos u shqetësoni, vjeshta vjen më shpejt se sa e mendoni! Deri në rikthimin e tyre të fuqishëm me sezonin e ri, mos i humbisni episodet e fundit të…

Ndryshe

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.

Pardon My French

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli, të cilës i bashkohet në moderim Arbër Çepani dhe Lei Kraja, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara. Nuk mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit.

Hap Ç’ju!

Dy ndër aktorët më të njohur e të dashur të humorit, Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, vijnë së bashku në një Entertainment Show si asnjëherë tjetër. “Hap Ç’ju” vjen në Top Albania Radio me plot risi dhe humor, me të ftuar në studio njerëz të thjeshtë të përditshmërisë sonë, personazhe jo VIP. Nuk mungojnë telefonatat me personazhe të ndryshme nga dy aktorët tanë të humorit. “Hap Ç’ju” sjell aktualitetin, argëtimin, të qeshurat, si dhe gafat nga emisionet e ndryshme në televizion, ashtu siç nuk i keni parë ndonjëherë.

Vitality Vibes

Ky është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër. Çdo javë emisioni trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.

Top Tech

Mateo Kadriu sjell “Top Tech,” një emision dedikuar risive dhe trendeve më të fundit në botën e teknologjisë, që do të transmetohet ekskluzivisht në Top Albania Radio, YouTube dhe në social media. Me një qasje informuese dhe argëtuese, ky emision shërben si një dritare drejt të ardhmes dixhitale.

Në “Top Tech,” do të gjeni:

Analiza dhe prezantime: Unboxing dhe vlerësime të pajisjeve më të fundit teknologjike.

Episodet e veçanta: Me tema që shpjegojnë inteligjencën artificiale, kriptovalutat, teknologjitë “smart,” Internetin 3.0 dhe aplikacionet më të fundit.

Video për të qeshur: Kronika argëtuese dhe momente funny të përzgjedhura nga bota e teknologjisë.

Intervista me ekspertë: Biseda të thelluara me profesionistë dhe figura kyçe të fushës, që ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre me teknologjinë.

“Top Tech” është vendi ku pasioni për teknologjinë takohet me edukimin dhe argëtimin, duke sjellë për shikuesit dhe dëgjuesit një përvojë unike që informon, frymëzon dhe argëton. Mateo Kadriu ju fton të zbuloni teknologjinë në një mënyrë të re dhe ndryshe. Vetëm në Top Tech, çdo të shtunë, ora 18:00!