Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit është bllokuar sërish, pasi Donald Trump shpalli bllokadë detare ndaj Iranit, pas dështimit të negociatave.
Sipas Lloyd’s List, trafiku kishte vazhduar të dielën, por më i ulët se zakonisht.
Të shtunën pati pak më shumë lëvizje të cisternave, pasi kompanitë tentuan të largonin anijet nga Gjiri Persik gjatë një armëpushimi të përkohshëm.
Ngushtica e Hormuzit është shumë e rëndësishme për transportin e naftës, ndaj bllokimi i saj mund të ndikojë menjëherë në tregjet botërore.
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se konsumatorët amerikanë mund të përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit, pas zhvillimeve të fundit në rajon.
Në një postim në rrjetin social X, ai shkroi: “Shijoni çmimet aktuale. Me të ashtuquajturën ‘bllokadë’, së shpejti do të pendoheni për 4-5 dollarë për galon.”
Deklarata vjen në reagim ndaj urdhrit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e një bllokade detare në Ngushticën e Hormuzit, pas dështimit të negociatave për armëpushim me Teheranin.