Auto & Moto

Dështon prodhuesi gjerman i pjesëve të industrisë së automobilave!

Ekonomia gjermane është në krizë. Pasojat e rënies së aktivitetit ekonomik janë mbylljet e objekteve prodhuese dhe ‘viktima’ më e fundit në industrinë automobilistike është furnizuesi relativisht i madh AE Grupa nga Gerstungeni, në Turingi. Kompania u themelua në vitin 1993 dhe kishte më shumë se 1000 punonjës në katër fabrika. Prodhonte kuti për bateri dhe pjesë karrocerie për disa marka gjermane makinash.

Problemet në biznesin e AE Grupës filluan që në vitin 2009, kur u mbyll fabrika në Amerikë. Investitorë të rinj hynë në kompani dhe sollën kapital të freskët. Por, nuk ndihmoi. Në gusht të vitit 2024 kompania u detyrua të kërkojë në gjykatë një rrugëdalje. Gjyqi vendosi që atyre do t’u lejohet të kalojnë nëpër procesin e rikonstruktimit dhe të përpiqen të arrijnë marrëveshje me kreditorët. Në Gerstungen, AE Grupa ishte punëdhënësi më i madh. Gati të gjithë furnizuesit në industrinë automobilistike kanë reduktuar numrin e punonjësve dhe e njëjta gjë vlen edhe për prodhuesit si Volkswagen, Mercedes. 

Sipas revistës gjermane, Manager Magazin, Mercedes-Benz po negocion me BMW-në për blerjen e motorëve me katër cilindra për linjën e vet të modeleve duke filluar nga viti 2027. Motori, i cili me shumë gjasa do të jetë një derivat i motorit 2.0-litërsh B48 me turbo, do të mbushte boshllëkun në linjën e Mercedes-it si motor PHEV (plug-in hibrid) ose si shtytës i distancës. B48, i prodhuar në Steyr të Austrisë, ofron gjithashtu më shumë fleksibilitet, pasi është dizajnuar që të instalohet në mënyrë longitudinale dhe transversale, duke e bërë të përshtatshëm për një gamë të gjerë modelesh kompakte dhe mesatare.