Momente personale dhe deklarata të sinqerta u transmetuan live nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ku moderatori Kristi dhe Brikena vijuan bisedën me të ftuarin Mateo Borri, duke prekur raportin e tij me moderatoren dhe mënyrën si ai përjeton ndjenjat.
Gjatë intervistës, Mateo u pyet nëse ka qenë gjithmonë romantik në marrëdhënie. Ai u shpreh:
Jam tip romantik me ate qe du, me ate qe nuk e du, jam komplet e kunderta. Dukem njeri shume i ftohte qe ska interes fare
Kristi e pyeti më tej nëse e sheh qasjen e Brikenës më të afërt kohët e fundit. Mateo tregoi se marrëdhënia e tyre ka kaluar faza të komplikuara, por se ai është përpjekur t’i japë hapësirën e nevojshme për të krijuar besim:
E shof shumë më ndryshe, se fillimisht kemi pas situata shumë të komplikuara, që bashkë i kemi fol shumë herë, dhe nuk i kam vënë faj për shumë situata… se normalisht ka pas të drejtën e vet të mendojë shumë gjëra, ‘që ky ka ardhur për lojë, do t’a shfrytëzojë… unë i kam dhënë hapsirën e duhur, që ta vlerësoj dhe të më besojë
Në një moment tjetër, Kristi iu drejtua Brikenës me pyetjen nëse ajo ka besim tek Mateo.
Moderatorja pranoi se fillimisht e kishte të vështirë:
Në fillim e kam pas shumë të veshtirë me i besu, edhe tash’ e kam hala të veshtirë me i besu fjalëve të tija, ama kanë ndodh shumë raste që ma ka deshmuar që, atë që e thotë, e bën