Kim Kardashian është siguruar që vajza e saj 12-vjeçare, North West, ta nisë Vitin e Ri me luks dhe stil ekstrem. Për Krishtlindje, ylli i reality show-t e ka surprizuar North-in me bizhuteri unike të stolisura me diamante, të realizuara në bashkëpunim me draguljarin e famshëm Alex Moss New York, raporton People.
North ka marrë disa copë bizhuterish të personalizuara, ku spikat një varëse mbresëlënëse në formë kafke, e cila përmban mbi 100 karatë diamante.
Sipas vetë Alex Moss, dizajni i bizhuterive është krijuar në bashkëpunim të drejtpërdrejtë edhe me North-in, duke reflektuar stilin dhe shijet e saj të veçanta.
Brendi Alex Moss New York, i njohur për punimet luksoze për emra të mëdhenj si A$AP Rocky, Madonna dhe Justin Bieber, ka realizuar për vajzën e Kim Kardashian tri pjesë unike.
Pjesa kryesore është një varëse me gjemba dhe një varëse shtesë në formë kafke të stilizuar, në pjesën e pasme të së cilës është gdhendur emri “North”. Kjo bizhuteri është punuar me plot 106 karatë diamante natyrale.
Përveç varëses, North ka marrë edhe një byzylyk me gjemba, i realizuar nga lëkurë italiane e Toskanës dhe i zbukuruar me rreth 23 karatë diamante natyrale të bardha VVS.
Alex Moss ka zbuluar se varësja është frymëzuar nga një dizajn i vitit 2018 për reperin Playboi Carti, ndërsa byzylyku është ndikuar nga një aksesor që North kishte më parë dhe nga një krijim i vitit 2022 për Ken Carson.
North nuk humbi kohë për t’i shfaqur dhuratat e saj luksoze. Menjëherë pas festave, ajo publikoi disa video në TikTok, ku shfaqej me varësen e spikatur,ff, të kombinuar me një xhaketë kamuflazhi blu, fund të zi plis dhe një paruke blu elektrike.
Vajza e Kim Kardashian ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe vitin e kaluar për stilin e saj të guximshëm, që nga kombinimet e pazakonta të veshjeve deri te piercing-u dermal në gisht. Kim ka treguar se North ka mësuar të injorojë kritikat dhe është shumë e sigurt në vetvete.
Ajo është shumë e pjekur për moshën e saj. Më thotë: ‘Mami, i kam parë komentet dhe sinqerisht nuk më intereson çfarë nuk u pëlqen, flokët e mi blu apo diçka tjetër’. Ajo është jashtëzakonisht e sigurt
-ka deklaruar Kardashian në podcastin Call Her Daddy në tetor.
Ndërkohë, në vitin 2024, Kim Kardashian mori nga North një dhuratë po aq të pazakontë për ditëlindjen e saj të 44-të: një varëse diamanti me mbishkrimin “Skibidi Toilet”, një referencë ndaj një serie virale në internet.