Në Dibër, administratori i kompanisë së internetit, në të cilën punonte 31-vjeçari që dje humbi jetën gjatë orarit të punës po procedohet në gjendje të lirë. Kujtojmë se i 31-vjeçari ndërroi jetë dje, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë në Dibër ka njoftuar se janë bërë hetime lidhur me vdekjen e A.S., 31 vjeç, i cili humbi jetën duke pësuar aksidentalisht kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.
Pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O.K., 43 vjeç, administratorin e kompanisë së internetit ku punonte 31-vjeçari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme.