Aktualitet

Dibër, plagos me thikë bashkëfshatarin, arrestohet autori

Plagosje me thikë në një lokal në Dibër, arrestohet autori. Një 49-vjeçar mbeti i dëmtuar rëndë pas një konflikti çasti të ndodhur sot në fshatin Sohodoll. Ai u godit me thikë nga një 40-vjeçar dhe u dërgua me helikopter në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor. Ndërkaq, autori i dyshuar ra në prangat e uniformave blu.