Kim Kardashian po jeton e rrethuar nga siguri maksimale pasi një perdon shumë i afërt mr të ka tentuar ta vrasë. Lajmi u bë publik në trailer-in e sezonit të shtatë të “The Kardashians”, ku vetë Kim rrëfen se mori një telefonatë nga hetuesit e saj privatë, të cilët e njoftuan për këtë. Pas ngjarjes, sipas “Radar”, Kim ka forcuar ndjeshëm masat e mbrojtjes, ajo ruhet 24 orë në ditë nga roje të armatosura që ndodhen në shtëpi, në makinat e saj dhe pranë shkollës së fëmijëve.
Burime të afërta kanë treguar se biznesmenja ka rritur sigurinë edhe në zyrat e SKIMS dhe SKKN, duke kontrolluar çdo person që hyn, madje edhe shpërndarësit e porosive, duke jetuar si nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret. Edhe motrat e saj shfaqen të frikësuara në trailer, me Kendall që pranon se “të gjithë janë në tension”, ndërsa Kylie tregon se ka dëgjuar hapa në dhomën e saj.
Rikujtojmë se këngëtari dhe aktori amerikan Ray J ka bërë një sërë akuzash serioze dhe tronditëse kundër ish-të dashurës Kim Kardashian dhe nënës së saj Kris Jenner, duke pretenduar se ai po punon me hetuesit federalë në një hetim të RICO kundër tyre. Në një transmetim të kohëve të fundit të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, i cili u përhap me shpejtësi në internet, Ray J i tha reperes Chrisean Rock se hetimi federal mund ta kompromentonte seriozisht familjen e famshme.
“Padia RICO që po ngre kundër Kris dhe Kim do të jetë çmenduri. Do të jem në lajme çdo ditë. Do të them shumë gjëra të pista. Të gjithë ata që janë afër Kim duhet t’i thonë asaj se federalët po vijnë. Nuk ka asgjë që mund ta ndalojë më këtë proces”, tha Ray J. Ai shtoi se mendon që situata është “më e keqe se rasti i Diddy-t”, duke aluduar në skandalet që pasuan reperin Sean Diddy Combs. Megjithatë, Ray J nuk hyri në detaje rreth provave dhe as nuk shpjegoi se në çfarë bazohej saktësisht hetimi i supozuar.