Sport

Dinamo thyen Tiranën, Partizani dhe Elbasani dhurojnë show

Dinamo mundi 2-1 Tiranën, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Në pjesën e parë, dinamovitët kaluan në epërsi të dyfishtë pas golave të Qefalisë dhe Nanit. Në të 86-tën, gol shprese nga Ndreca, por në fund shërbeu vetëm për statistikë.

Ekipi i Dajës kryeson me 31 pikë, ndërsa bardheblutë e Maganit janë në vendin e shtatë.

LEXO EDHE: Mediat britanike i bëjnë jehonë përballjes Shqipëri-Serbi, tifozët e “3 Luanëve” nuk i frikësohen kuqezinjve

Barazim 2-2 i Partizanit ndaj Elbasanit. Të kuqtë “tundën rrjetën” me Mba në minutën e 14-të, por skuadra nga Elbasani përmbysi llogaritë që në pjesën e parë me Blaise dhe Musta. Në të 61-tën, Janjeva dërgoi shifrat në 2-2, me rezultatin që mbeti i njëjtë deri në fund.

Po sot Vllaznia mundi 2-1 Laçin, në ndeshjen e Superiores. Në Shkodër, i pari që realizoi ishte Dodaj, në minutën e 53-të.  Delaj i dha një goditje të rëndë kurbinasve, me golin e tij në të 57-tën.

Miqtë u futën në lojë me Bullarin në të 71-tën, por pa mundur dot t’i ndërrojnë udhë fatit të këtij takimi. Vllaznia kryeson kampionatin me 31 pikë dhe në ndeshjen tjetër do të sfidojë Partizanin. Laçi i vendit të tetë pret Tiranën.

Nesër, në orën 16:30, luhen dy ndeshjet e fundit, Teuta pret Egnatian, ndërsa Skënderbeu, Bylisin.

LEXO EDHE: Broja i sjell fat Evertonit, barazim ndaj Arsenalit në Premier League, zhgënjen Liverpool