Luz Noceda quhet personazhi i parë vizatimor beseksual që do të shfaqet në filmin e animuar të Disney.
Kompania gjigante e prodhimit të filmave i ka dhënë dritën jeshile diversitetit duke futur për herë të parë një personazh biseksual.
Luz është personazhi kryesor i filmit “The Owl House” që do të përshkojë një sërë aventurash për tu bërë magjistare pavarësisht se nuk zotëron asnjë fuqi të mbinatyrshme.
Ky film është komentuar shumë nga publiku ku krahas qasjeve negative të pashmangshme, u prit mjaft mirë nga shumica dhe jo vetëm nga pjesëtarët e komunitetit LGBTQ+.