Gossip

Divorc pas skandalit në “kiss cam”: Ish-drejtoresha e Astronomer ndahet nga bashkëshorti?

Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë amerikane Astronomer, Kristin Cabot, ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Andrew Cabot.

Vendimi vjen vetëm pak javë pasi ajo u filmua në “kiss cam” gjatë një koncerti të grupit Coldplay, teksa shihej duke u përqafuar me ish-CEO-n e Astronomer, Andy Byron.

Sipas dokumenteve gjyqësore, kërkesa për divorc është dorëzuar në Portsmouth, New Hampshire, më 13 gusht. Momenti që ndezi polemikat ndodhi kur Chris Martin paralajmëroi publikun se fytyrat e tyre mund të shfaqeshin në ekranin gjigant të koncertit.

Në atë çast, kamera fokusoi Kristin dhe Byron, të cilët u përqafuan, por u larguan me nxitim sapo vunë re se ishin në qendër të vëmendjes. Pamjet shkaktuan menjëherë spekulime për një lidhje jashtëmartesore.

Ish-bashkëshortja e Andrew Cabot, Julia, u shpreh për “Daily Mail” se ndarja nuk ishte aspak surprizë.

Ajo zbuloi se Andrew i kishte shkruar menjëherë pas koncertit, duke pranuar se marrëdhënia e tyre ishte drejt fundit.

Ai thotë se kjo nuk ka të bëjë me të, edhe pse ishin ende të martuar dhe jetonin bashkë. Por gjëja e vetme që i intereson Andrew është paraja. As Kristin, as Andrew nuk dukeshin të përshtatshëm për martesë

Sipas të dhënave të pronës, çifti kishte blerë një shtëpi me vlerë 2.2 milionë dollarë në Rye, New Hampshire, vetëm disa muaj më parë, në shkurt.

Ky është divorci i dytë për Kristin, e cila ishte e martuar me Kenneth Thornby deri në vitin 2022. Ndërkohë, për Andrew, i cili drejton kompaninë Privateer Rum, kjo është martesa e tretë që përfundon me dështim.

Spekulimet për krizë martesore kishin nisur që në korrik, kur Kristin u shfaq publikisht pa unazën e martesës.

Ish-bashkëshortja e Andrew, Julia, shtoi se ky skandal ishte një lloj “karme”, duke theksuar se Andrew është më shumë i turpëruar se i lënduar emocionalisht nga situata.

Ky divorc ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike, duke ndërthurur intrigën e një momenti publik në një koncert ndërkombëtar me problemet private të një ish-ekzekutive të profilit të lartë dhe bashkëshortit të saj biznesmen.