Divorci mes aktores amerikane Denise Richards dhe bashkëshortit të saj, Aaron Phypers, po shoqërohet me akuza të ndërsjella dhe tensione publike.
Gjatë një interviste për “Inside Edition”, Phypers tregoi pamje nga rezidenca që çifti kishte marrë me qira, duke pretenduar se aktorja e kishte lënë në gjendje të mjerueshme përpara se të largohej.
Ai shfaqi dhoma të mbushura me rroba të shpërndara dhe një dysheme me njolla, duke e akuzuar Richards për shkatërrimin e pronës.
Nga ana e saj, Denise Richards mohoi kategorikisht akuzat dhe paraqiti dokumente në gjykatë ku theksonte se nuk kishte jetuar në atë rezidencë prej më shumë se dy vitesh.
Çifti, i martuar për gjashtë vite, është në proces divorci pasi Phypers paraqiti kërkesë në korrik, duke përmendur “dallime të papajtueshme”.
Richards, nga ana tjetër, i kërkoi gjykatës leje për të marrë sendet e saj personale pa shkelur urdhrin e ndalimit që kishte ndaj saj, kërkesë e cila u miratua.