Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth jetës së natës ishte i ftuar në studio, DJ Benito. Me një eksperiencë 15-vjeçare, Benito u pyet se si ka ndryshuar jeta e natës me kalimin e viteve?
Atëhere kishe më të mirë muzikën ndërsa tani sistemin e clubeve, organizimin. Pandemia e ka prekur shumë industrinë tonë, industrinë e eventeve dhe patjetër ka ndikuar për keq. Unë jam pjesë e Loungeve me orar të reduktuar. Më parë ka qenë deri në 8 të darkës ndërsa tani është deri në 10. Muzika në fakt lejohet deri në orën 8 edhe tani dhe nuk e kuptoj përse. Nëpër festa private nuk lejohen grumbullime masive.
E pyetur nga spikeret Ksenja Shoshaj dhe Klodiana Vata se cila është ajo që kërkojnë më shumë shqiptarët nëpër evente dhe ku preferon artisti të performojë më shumë, DJ Benito tha:
Nuk vijnë për të kërkuar këngë por më shumë vijnë për të kërkuar karikues (qesh). Të jesh DJ në dasmë është më e vështirë sesa DJ në një club apo radio. Në radio më shumë merresh me pjesën e ‘playlistave’ dhe ngarkesë është vetëm emisioni. Nuk e ke komplet të zënë ditën ndërsa trysnia që të jep një event live si dasma është më e vështirë. Të treja kanë benefite te ndryshme. Unë preferoj Lounget sepse je më afër publikut, të ndjekin më tepër. Për dasmat ka benefite më të mira por është me e lodhshme dhe duhet të jesh gjithë kohës i lidhur me njerëzit.
I njohur për miksimin e këngës së njohur “I need a girl” dhë së fundmi promovimin e këngës së miksuar “Le për mu mama” në “Top Albania Radio”, DJ i njohur na tregon më shumë edhe për faktin pse përdor dy emra artistike, atë si DJ Benito dhe Nu-Jack.
Kam zgjedhur dy emra për mos t’i bërë njerëzit konfuz. Me emrin DJ Benito kam 15 vite në treg dhe njihem për çfarë rryme luaj, për evente private apo dasma. Nu-Jack e krijova që me këtë emër të shkojë jashtë, pra të synojë për projekte ndërkombëtare. Projektin “Mine” e krijova me emrin Nu-Jack dhe nesër publikohet. “I need a girl” e rikrijova dhe u pëlqye shumë nga publiku.