Producenti i mirënjohur Dj Khaled ka hedhur në treg hitin e verës.
Ai ka lançuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me artistë të tjerë të industrisë të cilët janë gjithashtu shumë të suksesshëm.
Bëhet fjalë për Chris Brown, Lil Wayne dhe Big Sean të cilët janë bërë bashkë për këngën “Jealous”. Klipi i këngës është publikuar në të gjitha platformat muzikore ditën e djeshme dhe ajo çfarë tërhoqi menjëherë vëmendjen është prania e Jennifer Lopez e cila shfaqet në fillimin e tij.