Gossip

Djali i Elizabeth Taylor mahnitet nga kënga e Taylor Swift: “Janë si shpirtra binjakë”

Djali i aktores legjendare Elizabeth Taylor, Christopher Wilding, ka reaguar plot admirim ndaj këngës së re të Taylor Swift, e cila mban emrin e nënës së tij së ndjerë. Në një intervistë për revistën “People”, ai u shpreh se midis Swift dhe Taylor ekziston një lidhje e veçantë shpirtërore.

Ajo dhe nëna ime duken sikur janë shpirtra binjakë. Të dyja janë mishërimi i fuqizimit femëror

-tha Wilding, duke theksuar se mënyra se si këngëtarja ka kapur ngjashmëritë mes jetëve dhe karrierave të tyre është “mahnitëse”.

Wilding e përshkroi si “veçanërisht magjike” mënyrën se si në këngën “Elizabeth Taylor”, pjesë e albumit “The Life of a Showgirl”, Swift përmend detaje të njohura nga jeta e ikonës së Hollywood-it – si sytë e saj të purpurt, qytetin Portofino dhe aromën e parfumit legjendar “White Diamonds”.


Nga ana tjetër, organizata “House of Taylor”, që menaxhon pasurinë dhe trashëgiminë e aktores, është shprehur “jashtëzakonisht e lumtur” për mënyrën si Swift i ka bërë homazh yllit të ndjerë të kinemasë.

Në nder të bashkëpunimit simbolik, “House of Taylor” ka lançuar një linjë të re me frymëzim nga tema “showgirl”, ku përfshihet një fanellë me edicion të kufizuar “Purple Eyes” dhe një bluzë të dizajnuar në stilin e Swift. Një pjesë e të ardhurave do t’i dhurohet Fondacionit të AIDS-it të Elizabeth Taylor.

Siç ishte nëna ime për brezin e saj, edhe Taylor Swift është një figurë frymëzuese për të sajin

-shtoi Christopher.

Angazhimi i saj për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe puna e saj humanitare do t’i kishin fituar asaj respektin e madh të nënës sime.