Tech Top Tech - News

Dji Mavic 4 Pro një çmenduri fluturuese…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

DJi sapo hodhi në treg MAVIC 4 PRO, dhe ky s’është më thjesht një dron… është një UFO. Kjo çmenduri fluturuese ka një kamer 100MP Hasselblad, që do të thotë, nëse e përdor për selfie, do të duken të gjitha detajet e fytyrës.

Dhe jo vetëm kaq… një kamer shumë e madhe që rrotullohet 360 gradë për të krijuar xhirime unike! 51 minuta fluturim, ky dron rri në ajër më shumë kohë se kolegu yt në një pushim cigareje. 90km/h – në këtë pikë, s’ke më nevojë për makinë, ngjitu mbi dron dhe lëviz nëpër Tiranë. Po çmimi? Nga $2000+, pra s’është i lirë, por ama është më i besueshëm se kursi i euros dhe më stabil se lidhja jote 5G.

E vetmja gjë që nuk bën? Të të lërë të qetë… se do duash ta marrësh kudo me vete. Ky është Mavic 4 Pro – droni që, po të kishte edhe pak inteligjencë artificiale, do të të zëvendësonte në punë.