Bota

Djokovic – Alcaraz, përballja gjysmëfinale që mund të vendosë fatin e US Open

Fati i vendosi sërish përballë njëri-tjetrit, me mundësinë që më tej të kalojë vetëm njëri prej tyre.

Novak Djokovic dhe spanjolli Carlos Alcaraz përballen sërish në fazën gjysmëfinale të turneut US Open, duel që do të luhet më 5 shtator dhe pritet të prodhojë spektakël.

Një biletë për në finale synon edhe Jannik Sinner, i cili në çerekfinalen e së enjtes sfidohet nga bashkëkombësi i tij Lorenzo Musetti.

Çerekfinalet nuk sollën surpriza – pretendentët fituan, madje pa shumë vështirësi – ndërsa shorti vendosi përballë dy ndër më të mirët në botë.

Djokovic eliminoi amerikanin Taylor Fritz në një sfidë që u mbyll me shifrat 3-1. Seti i parë përfundoi 6-3, i dyti 7-5, i treti 3-6 në favor të amerikanit, ndërsa seti final u fitua nga serbi me rezultatin 6-4.

Në anën tjetër, Alcaraz likujdoi lehtësisht Jiri Lehecka, me sfidën mes tyre të mbyllur pastër 3-0: 6-4, 6-2 dhe 6-4 ishin rezultatet e tre seteve.

Në gjysmëfinale, Djokovic dhe Alcaraz përballen me njëri-tjetrin, ndërsa në finale do të kalojë vetëm njëri, duke e bërë këtë sfidë edhe më të paparashikueshme.

Kujtojmë që Alcaraz renditet i dyti në botë, ndërsa Djokovic në vendin e 7, ndërsa në krye të renditjes ndodhet Sinner.